Publikime
Raporti Vjetor i Aktiviteteve 2021
Institucionet financiare jo-banka, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën liçensimin dhe mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë, ndahen në disa nën-grupe, të cilat konsistojnë në a) institucione financiare jo-banka të kredidhënies; b) Institucione Financiare të mikrokredisë; c) institucione financiare të qirasë financiare dhe/ose faktoringut; d) institucione financiare jo-banka të pagesave; dhe e) institucione financiare jo-banka të emetimit të parasë elektronike.

Raporti Vjetor i Aktiviteteve 2020
Viti 2020 do mbahet mend si një vit i paprecedentë për goditjen që solli në jetën shëndetsore, sociale dhe ekonomike në Shqipëri e mbarë globin. Duke marrë në konsideratë kushtet e vështira me të cilat u përballën ekonomitë e shteteve, pa përjashtuar edhe ekonominë tonë, vlen të përmendet që në krahasim me sistemin bankar, kompanitë e sigurimeve ose aktorët e tregut të kapitalit, sektori i mikrofinancës u godit më tepër nga pandemia kryesisht si pasojë e goditjes së marrë nga bizneset e vogla, ndërmarrjet e vogla dhe individët e punësuar.

Digjitalizimi i sherbimeve mikrofinanciare
Gjatë muajit tetor 9 kompani katore të industrisë së mikrofinancës kanë plotësuar pyetësorin në lidhje me efektet e pandemisë tek këto kompani dhe ndikimi që digjitalizimi ka në mbarëvajtjen e operacioneve të tyre. Përballë pritshmërive të kompanive janë vendosur pritshmëritë e klientëve të këtyre kompanive përsa i përket digjitalizimit...

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare publikoi në muajin korrik 2020 Raportin Vjetor të Aktiviteteve 2019. Dokumenti është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore në sektorin e mikrofinancës, si dhe një pamje e ngjarjeve dhe aktiviteteve të kryera nga Shoqata gjatë vitit të kaluar me qëllim promovimin e mikrofinancës dhe ndikimi i saj jetësor në ekonominë shqiptare. Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: Raporti

Sondazh mbi Edukimin Financiar dhe korrelacionin e tij me statusin financiar të individëve (Tetor 2019) - Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave publikoi gjetjet e një Kërkimi mbi lidhjen e të ardhurave të individëve dhe nivelit të edukimit financiar, të kryer nga kompania kërkimore IDRA me iniciativën e Kredo Finance. Gjetjet e këtij hulumtimi u njoftuan në një takim me përfaqësues të mediave dhe aktivistë të edukimit financiar, anëtarë të institucioneve financiare dhe organizatave. Publikimin mund ta lexoni këtu. Dokumenti Sondazh mbi Ndikimin e COVID - 19 në Institucionet Mikrofinanciare në Shqipëri (Korrik 2020) Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave (AMA) zhvilloi një sondazh me institucionet anëtare, në lidhje me ndikimin e COVID-19 në aktivitetin e mikrofinancës në Shqipëri. Raporti i përgatitur nga...

Statistika të përgjithshme për sektorin
Anëtarët e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancave raportojnë rregullisht treguesit kryesorë të veprimtarisë së tyre, në mënyrë që të ndihmojnë në krijimin e statistikave për sektorin dhe për të kuptuar dinamikën e aktivitetit të mikrofinancës. Një përmbledhje e të dhënave të sektorit gjatë viteve është paraqitur këtu.

Kontakt

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE
Adresa: Rr. Qemal Stafa, Kati 9, Nr. 70, Tirana
Tel: +355 69 40 92229
E-mail: info@ama.com.al