Kërkime dhe Studime
Kërkime dhe Studime
by: AMA
8 Tetor, 2020
Sondazh mbi Edukimin Financiar dhe korrelacionin e tij me statusin financiar të individëve (Tetor 2019) – Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave publikoi gjetjet e një Kërkimi mbi lidhjen e të ardhurave të individëve dhe nivelit të edukimit financiar, të kryer nga kompania kërkimore IDRA me iniciativën e Kredo Finance. Gjetjet e këtij hulumtimi u njoftuan në një takim me përfaqësues të mediave dhe aktivistë të edukimit financiar, anëtarë të institucioneve financiare dhe organizatave. Publikimin mund ta lexoni këtu. Dokumenti
Sondazh mbi Ndikimin e COVID – 19 në Institucionet Mikrofinanciare në Shqipëri (Korrik 2020) Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave (AMA) zhvilloi një sondazh me institucionet anëtare, në lidhje me ndikimin e COVID-19 në aktivitetin e mikrofinancës në Shqipëri. Raporti i përgatitur nga ky sondazh përshkruan sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet sektori, por gjithashtu një përmbledhje të situatës aktuale dhe pritjet për periudhën vijuese. Për të lexuar sondazhin, ju lutemi klikoni këtu. Dokumenti
SJELLJA KONSUMATORE DHE PRITSHMËRITË E INDIVIDËVE PËR PERIUDHËN POST COVID – 19 (Qershor 2021) Gjatë muajit Maj – Qershor 2021, 9 kompani aktore të industrisë së mikrofinancës kanë plotësuar pyetësorin në lidhje me efektet e pandemisë tek klientët që ata shërbejnë dhe sjelljen e tyre konsumatore në vazhdim. Këta individë kanë shprehur jo vetëm pritshmëritë e tyre në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e tyre por edhe për shërbimin dhe opinionin e tyre për aktorët e mikrofinancës në Shqipëri. Dokumenti
SJELLJA KONSUMATORE DHE PRITSHMËRITË E BIZNESEVE PËR PERIUDHËN POST COVID – 19 (Qershor 2021) Gjatë muajit Maj – Qershor 2021 9 kompani aktore të industrisë së mikrofinancës kanë plotësuar pyetësorin në lidhje me efektet e pandemisë tek klientët që ata shërbejnë dhe sjelljen e tyre konsumatore në vazhdim. Këta individë kanë shprehur jo vetëm pritshmëritë e tyre në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e tyre por edhe për shërbimin dhe opinionin e tyre për aktorët e mikrofinancës në Shqipëri. Dokumenti