Shqip English

Publikime

Ama Raporti Vjetor 2022

Viti 2022 ishte një vit i pazakontë për shkak të zhvillimeve masive ndërkombëtare që solli rritje inflacioniste, me ndikim të madh si në aspektin ekonomik edhe atë social. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare publikoi në muajin gusht Raportin Vjetor të Aktiviteteve 2022. Ky botim paraqet në mënyrë të hollësishme veprimtaritë e shoqatës dhe anëtarëve të saj arritjet e tyre përgjatë vitit dhe sfidat e së nesërmes, zhvillimet e sektorit mikrofinanciar në vend. Shoqata zgjeroi dukshëm aktivitetin e saj me eksperienca të suksesshme dhe rezultative në të gjitha aspektet. Kjo rritje nuk do të ishte e mundur, nëse këto institucione nuk do të kishin një fokus të veçantë tek rritja e kapaciteteve të stafit të tyre nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme motivuese. Gjithmonë e...

workshops

Raporti Vjetor i Aktiviteteve 2021

Institucionet financiare jo-banka, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën liçensimin dhe mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë, ndahen në disa nën-grupe, të cilat konsistojnë në a) institucione financiare jo-banka të kredidhënies; b) Institucione Financiare të mikrokredisë; c) institucione financiare të qirasë financiare dhe/ose faktoringut; d) institucione financiare jo-banka të pagesave; dhe e) institucione financiare jo-banka të emetimit të parasë elektronike.

workshops

Raporti Vjetor i Aktiviteteve 2020

Viti 2020 do mbahet mend si një vit i paprecedentë për goditjen që solli në jetën shëndetsore, sociale dhe ekonomike në Shqipëri e mbarë globin. Duke marrë në konsideratë kushtet e vështira me të cilat u përballën ekonomitë e shteteve, pa përjashtuar edhe ekonominë tonë, vlen të përmendet që në krahasim me sistemin bankar, kompanitë e sigurimeve ose aktorët e tregut të kapitalit, sektori i mikrofinancës u godit më tepër nga pandemia kryesisht si pasojë e goditjes së marrë nga bizneset e vogla, ndërmarrjet e vogla dhe individët e punësuar.

workshops

Digjitalizimi i sherbimeve mikrofinanciare

Gjatë muajit tetor 9 kompani katore të industrisë së mikrofinancës kanë plotësuar pyetësorin në lidhje me efektet e pandemisë tek këto kompani dhe ndikimi që digjitalizimi ka në mbarëvajtjen e operacioneve të tyre. Përballë pritshmërive të kompanive janë vendosur pritshmëritë e klientëve të këtyre kompanive përsa i përket digjitalizimit...

workshops

Raporti Vjetor 2019

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare publikoi në muajin korrik 2020 Raportin Vjetor të Aktiviteteve 2019. Dokumenti është një përmbledhje e zhvillimeve kryesore në sektorin e mikrofinancës, si dhe një pamje e ngjarjeve dhe aktiviteteve të kryera nga Shoqata gjatë vitit të kaluar me qëllim promovimin e mikrofinancës dhe ndikimi i saj jetësor në ekonominë shqiptare. Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: Raporti

workshops

Kërkime dhe Studime

Sondazh mbi Edukimin Financiar dhe korrelacionin e tij me statusin financiar të individëve (Tetor 2019) - Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave publikoi gjetjet e një Kërkimi mbi lidhjen e të ardhurave të individëve dhe nivelit të edukimit financiar, të kryer nga kompania kërkimore IDRA me iniciativën e Kredo Finance. Gjetjet e këtij hulumtimi u njoftuan në një takim me përfaqësues të mediave dhe aktivistë të edukimit financiar, anëtarë të institucioneve financiare dhe organizatave. Publikimin mund ta lexoni këtu. Dokumenti   Sondazh mbi Ndikimin e COVID - 19 në Institucionet Mikrofinanciare në Shqipëri (Korrik 2020) Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave (AMA) zhvilloi një sondazh me institucionet anëtare, në lidhje me ndikimin e COVID-19 në aktivitetin e mikrofinancës në Shqipëri. Raporti i përgatitur nga...

workshops

Statistika të përgjithshme për sektorin

Anëtarët e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancave raportojnë rregullisht treguesit kryesorë të veprimtarisë së tyre, në mënyrë që të ndihmojnë në krijimin e statistikave për sektorin dhe për të kuptuar dinamikën e aktivitetit të mikrofinancës. Një përmbledhje e të dhënave të sektorit gjatë viteve është paraqitur këtu.

workshops

Postime te fundit

popular-post

Edukimi financiar – Varfëria ngelet pengesa e parë

26 Tetor, 2020 nga AMAAMA


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.