Shqip English

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE BASHKON INSTITUCIONET MË TË KONSOLIDUARA TË MIKROFINANCËS SHQIPTARE

Bëhu Anëtar

Rreth Nesh

Kush jemi ne

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare bashkon institucionet financiare jo bankare më të konsoliduara, me aktivitet kryesor mikrofinancën, të cilat se bashku përfaqësojnë një portofol kredie me tepricë prej 29 miliardë lekësh (rreth 235 milion EUR), me më shumë se 177,000 klientë aktive (shifrat e fundvitit 2019).

Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikrofinancës. Shumica e IFJB-ve shqiptare ndjekin një politikë të përgjegjshme sociale që synon individë të përjashtuar financiarisht dhe zona gjeografike të pafavorizuara. Sektori i mikrofinancës mbështet një shkallë të gjerë individësh, biznesesh mikro dhe të vogla dhe segmente të tjerë të tregut, me një fokus të fortë në krijimin e vendeve të punës, ngushtimin e boshllëqeve gjinore në sipërmarrje, dhe ofrimin e zgjidhjeve financiare në një mënyrë të qëndrueshme.


Anëtarët

Aktiv në financimin me karakter social, ASF është trashëgimi e një projekti ndërkombëtar, pjesë e World Vision Albania. Aktualisht Agro & Social Fund zotërohet 100% nga kapital shqiptar (Fondi BESA), dhe ka një zhvillim të qëndrueshëm nga viti në vit.

Krijuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Crimson Capital Corp. dhe NorFund me synimin për të rritur aksesin në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme shqiptare që nuk kanë qasje nga tregu financiar vendas, drejt një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik.

Institucion Kursim-Krediti i i Kreditit, aktiv në treg për më shumë se 28 vjet, që synon të ofrojë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veçanërisht për popullatën që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, në mënyrë që të rrisë përfshirjen financiare dhe të ndihmojë në uljen e varfërisë në vend.

Fondi BESA është një nga institucionet më të rëndësishme mikrofinanciare në Shqipëri që ofron hua mikro, të vogla dhe të mesme për individët, duke i mbështetur ata për të filluar, zgjeruar dhe përmirësuar më tej aktivitetet e tyre. Fondi BESA u shërben më shumë se 30 mijë klientëve dhe ka 82 zyra në të gjithë Shqipërinë.

IuteCredit Albania Sha është një institucion financiar ndërkombëtar, i përqendruar në ofrimin e mikro kredive për nevojat e konsumatorit vetëm me kartën e identitetit. Kompania filloi aktivitetin në Shqipëri në 2014 dhe aktualisht ka një rrjet të gjerë vendndodhjesh dhe zyrash partnere në të gjithë vendin.

Kredo Finance sh.pk u licensua nga Banka e Shqipërisë në 2017. Bazuar në përvojën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa lënë pas dore sigurinë dhe komoditetin e klientëve.

Themeluar me mbështetjen e USAID dhe transformuar në 2010 në NOA SH.A., qëllimi kryesor i Institucionit ka mbetur gjithmonë të përmirësojë jetën e familjeve shqiptare duke përmbushur ëndrrat e tyre, nevojat profesionale ambicioze dhe ato financiare. NOA operon në tregun e mikrofinancave me një infrastrukturë unike dhe model operativ, i cili i mundëson stafit të saj të përshpejtojë shërbimin e ofruar për klientët e NOA brenda një dite.

Kompania e Kursim-Kreditit UniFin u krijua në Shtator 2016 me transferimin e Unionit “Jehona” në një formë të re ligjore. Që nga viti 1996, UniFin është bashkëudhëtar i fermerëve, tregtarëve, njerëzve të zakonshëm ose komuniteteve të ndryshme profesionale në Shqipëri, të cilët pasi përqafuan vlerat dhe vizionin e Institucionit, kanë gjetur tek ai mbështetjen dhe angazhimin e nevojshëm të personalizuar dhe gjithëpërfshirës.

AK-INVEST sh.a, Institucion Financiar, i regjistruar me Vendimin e Gjykatës Tiranë nr. 28915 në janar 2003, operon në tregun financiar të Shqipërisë duke ofruar shërbime financiare 1.5 milion klientëve në më shumë se 350 degë në të gjithë territorin shqiptar. AK-Invest është i licencuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë në vitin 2003 për të ofruar shërbimet e mëposhtme financiare: Kredidhënie (individ / biznes), faktoring, garanci dhe angazhime bankare, pagesa (ndërkombëtare / vendase), transferta parash, pagesa utilitare, siguracion jo – jetë, forex, ndërmjetësim dhe konsulencë financiare.

Agrokredit sh.a është subjekt financiar Jo-bankë, i krijuar në vitin 1999, me 30 degë me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, dhe me treg të synuar më shumë se 50% të popullsisë. Misioni i Agrokredit është të sigurojë produkte,  mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike, duke u mundësuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhurave dhe mirëqënies.


Publikime


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Qemal Stafa, Kati 9, Nr. 70, Tirana

Tel: +355 69 40 92229

E-mail: info@ama.com.al

@2020 AMA. All Rights Reserved.