Shqip English

Ama Raporti Vjetor 2022

Ama Raporti Vjetor 2022

by: AMA

1 Shtator, 2023

Viti 2022 ishte një vit i pazakontë për shkak të zhvillimeve masive ndërkombëtare që solli rritje inflacioniste, me ndikim të madh si në aspektin ekonomik edhe atë social.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare publikoi në muajin gusht Raportin Vjetor të Aktiviteteve 2022. Ky botim paraqet në mënyrë të hollësishme veprimtaritë e shoqatës dhe anëtarëve të saj arritjet e tyre përgjatë vitit dhe sfidat e së nesërmes, zhvillimet e sektorit mikrofinanciar në vend. Shoqata zgjeroi dukshëm aktivitetin e saj me eksperienca të suksesshme dhe rezultative në të gjitha aspektet. Kjo rritje nuk do të ishte e mundur, nëse këto institucione nuk do të kishin një fokus të veçantë tek rritja e kapaciteteve të stafit të tyre nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme motivuese. Gjithmonë e më shumë është punuar nga të gjithë anëtarët për të rritur strukturat mbështetëse të kredidhënies, kontrolleve dhe përputhshmërisë të cilat rrisin garancinë e qëndrueshmërisë dhe përformancës së institucioneve. Gjithashtu partneriteti me Qendrën për Mikrofinancën ka bërë të mundur edhe më tej ndarjen e eksperiencave më të mira të cilat e bëjnë këtë qendër një partner kyç për mbarëvajtjen e punës tonë.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.