Shqip English

Trajnim-Ligji Tatimi mbi të Ardhurat

Trajnim-Ligji Tatimi mbi të Ardhurat

by: AMA

25 Janar, 2024

Më datë 24 Janar 2024, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi trajnimin informues për Ligjin nr 29.2023, Tatimin mbi të Ardhurat.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin drejtuesit e departamenteve të financës dhe burime njerëzore nga institucionet anëtare të AMA-s. Trajnimi u drejtua nga konsulenti tatimor, z. Fatmir Kazazi.

Ligji i ri është i përbërë nga dy kapituj kryesorë:

1. Pjesa e parë që trajton “Tatimin mbi të Ardhurat Personale”.  

Në këtë pjesë të ligjit trajtohen te ardhurat personale, përfshirë këtu ndryshimet kryesore lidhur me të ardhurat nga punësimi si dhe kategorizimi i ri për personat fizik tregtarë.  Në këtë pjesë   trajtohen kryesisht çështje që lidhen me listëpagesën, deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, ndryshimet lidhur me pensionet private si dhe risitë e ligjit për trashëgiminë dhe dhurimin.

2. Pjesa e dytë qe trajton “Tatimin mbi te ardhurat e korporates (tatim fiitmi)”. 

Në këtë pjesë të ligjit trajtohen dispozitat që lidhen me tatim fitmin, duke përfshirë ndryshimet lidhur me amortizimin, interesat e zbritshme, shpenzimet e panjohura, mbartjen e humbjeve dhe nenin e tatimit ne burim i cili ka një ndryshim rrënjësor dhe është me shume interes për trajtim dhe diskutime.

Trajnimi ishte interaktiv me pyetje, dikutime dhe problematika që impaktojnë sektorin e mikrofinancës në lidhje me udhëzimin e ri.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.