Shqip English

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE PUBLIKON ECURINË E SEKTORIT MIKROFINANCIAR PËR VITIN 2023 DHE PRITSHMËRITË PËR TË ARDHMEN

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE PUBLIKON ECURINË E SEKTORIT MIKROFINANCIAR PËR VITIN 2023 DHE PRITSHMËRITË PËR TË ARDHMEN

by: AMA

5 Shkurt, 2024

Mikrofinanca fuqizon qytetarët shqiptarë mes pasigurisë ekonomike

Ndërsa Shqipëria kalon nëpër sfidat ekonomike, sektori i mikrofinancës shfaqet si një fener shprese, duke ofruar mbështetje thelbësore financiare për qytetarët që e shohin veten të pashërbyer nga institucionet tradicionale bankare. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare thekson rolin kryesor që luan mikrofinanca në forcimin e ekonomisë së vendit, nxitjen e përfshirjes financiare dhe fuqizimin e individëve gjatë këtyre kohërave të pasigurta.

Përballë rritjes së inflacionit dhe rritjes së çmimeve, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare has vështirësi në aksesin e shërbimeve financiare nga bankat konvencionale. Shumë individë, në pamundësi  për të siguruar kredi të mesme, e gjejnë veten të paaftë për të bërë investime thelbësore në artikuj të tillë si pajisje të reja elektroshtëpiake ose mobilje. Duke e njohur këtë boshllëk, sektori i mikrofinancës ndërhyn për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura, duke siguruar që çdo qytetar të ketë mundësinë të përmirësojë cilësinë e jetës së tij.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare mbajti në datën 5 Shkurt 2024 një takim me gazetarë të ekonomisë dhe përfaqësues të mediave në vend, për të përcjellë informacion në lidhje me veprimtarinë e sektorit gjatë vitit 2023, si edhe planet dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Gjatë takimit u parashtruan sfidat e ekonomisë shqiptare të parë nga këndvështrimi i individëve, roli i mikrofinancës në nxitjen e ekonomisë vendase dhe rëndësia thelbësore e këtyre intitucioneve në zhvillimin teknologjik të sektorit financiar dhe edukimin financiar të individëve të shërbyer.

Znj. Junida Tafaj, Sekretare e përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare foli për rrugëtimin 25 vjeçar të sektorit të mikrofinancave në Shqipëri, ndryshimet dhe rritjen gjatë ketyre viteve të cilat përkthehen sot në një sukses të dukshëm të këtij sektori.

Znj. Arlinda Muja,Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare dhe njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance paraqiti disa fakte interesante për sektorin edhe në nivel rajoni.

  • Në raportet e publikuara, shihet një cilësi më e lartë e portofolit në rajonin e Europës Lindore, ku më tepër IFJB raportojnë një PAR30 më të vogël se 5%, ndërkohë që në Europën Perëndimore 1/3 e institucioneve financiare raporton një PAR30 më të lartë së 10% Cilësia e portofolit për biznesin në mesatare raportohet më e dobët në krahasim me portofolin për individët, respektivisht PAR30 në shifrat 11% dhe 8%. Në krahasim me rajonin Shqipëria renditet e 9 për numër IFJB me 12 IFJB dhe në vendet me përqindje të ulët të volumit të kredive të dhëna nga këto institucioneve.
  • Mesatarisht, IMF në rajon i shërbejnë një tregu të synuar relativisht të gjerë. Thellësia mesatare e shtrirjes e shprehur si bilanci mesatar i huasë ndaj GNI për frymë ishte 56% në 2021 duke përfshirë dhe ekspozimin ndaj kredisë së biznesit. Për kredine konsumatore Kosova është vendi me raportin më të lartë hua/GNI – 35% dhe Franca është vendi me raportin më të ulët. Ndërkohë Shqipëria llogaritet të ketë një raport mesatar prej 18%.  Ky i fundit është një tregues i qartë që në Shqipëri IFJB i shërbejnë një shtrese të ulët ekonomike dhe gjithashtu, shtetasit e shërbyer nuk janë viktimë e mbi kreditimit pasi kompanitë IFJB kujdesen për të mos krijuar një barrë financiare më të lartë se mundësia e ripagesës.

Përgjatë fjalës së saj znj Arlinda Muja, vendosi theksin në rolin e qenësishëm social që luan ky sektor duke impaktuar jo vetëm nëpërmjet financimit por edhe në rritjen e nivelit të punësimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të shtrirjes gjeografike të këtyre institucioneve duke theksuar nxitjen e punësimit tek gratë dhe vajzat dhe moshën e re të të punësuarve duke siguruar kështu një rritje me hapa të sigurtë në karrierë të dy shtyllave të së ardhmes së vendit.

Z. Akan Ajdini – Drejtor i përgjithshëm i Iute Albania u shpreh lidhur me strukturën e financimit të ketyre institucioneve si dhe për nevojën e madhe të suportit nga sektori bankar në Shqipëri, çka do ta vendoste sektorin e mikrofinancave në një pozitë të barabartë më sektorin bankar përsa i përket financimit.

Ndryshe nga bankat dhe unionet e kreditit/koperativat financiare, ofruesit e tjerë financiarë jo-bankë varen nga financimi i jashtëm nga lloje të ndryshme financuesish, duke përfshirë qeveritë, IFN-të, investitorët me ndikim dhe bankat lokale.

Ofruesit e mikrofinancës kanë një punë më të madhe për të gjetur ekuilibrin e duhur midis misionit social dhe qëndrueshmërisë financiare. Për shkak të llojit të klientëve të synuar dhe madhësisë së kredive të ofruara, ofruesit jo-bankë duhet të përballojnë kosto më të larta operacionale dhe financimi krahasuar me bankat tradicionale. Kjo sfidon çmimin e shërbimeve financiare që ato ofrojnë.

Ofruesit e mikrofinancës përdorin një përzierje instrumentesh financiare për të financuar operacionet dhe rritjen e tyre: financimi i borxhit, garancitë, kapitali/fitimet e pashpërndara dhe grantet janë llojet më të zakonshme të përdorura:

  1. Financimi i borxhit është çelësi për ruajtjen e rritjes së qëndrueshme për shkak të kufizimeve në marrjen e depozitave për shumicën e llojeve institucionale.
  2. Instrumentet e ndarjes së rrezikut, në formën e garancive publike, lejojnë ofruesit e mikrofinancës që të vazhdojnë të kujdesen për klientët vulnerabël me rrezik më të lartë dhe të ofrojnë financa fillestare.
  3. Grantet dhe huatë e buta luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e ofruesve të mikrofinancës në fazat fillestare të ciklit të tyre jetësor dhe u mundësojnë atyre të ofrojnë shërbime jofinanciare.
  4. Kur ofruesit e mikrofinancës janë më të pjekur dhe më tërheqës për investime private, ata mund të jenë në gjendje të kenë akses në financimin e kapitalit. Për të ofruar një pasqyrë të nevojave për financim të ofruesve të mikrofinancës,

Znj. Heriola Spahiu, Drejtore e Përgjithshme e NOA sh.a. foli dhe për investimet që këto institucione kanë bërë në Teknologjinë e Informacionit duke qenë institucioneme prejardhje nga vende lider ne këtë fushë si dhe trajnimin e vazhdueshëm të stafit të tyre për të sjellë shpejtësi, transparencë dhe një cilësi shërbimi të përkryer.

Emancipimi i grave vihet re dhe tek rritja e dukshme ndër vite e e klienteve femra të shërbyera nga ky sektor. Në këtë mënyrë sektori i mikrofinancës ndihmon sipërmarrjet e bizneseve të vogla, bizneseve të krijuara dhe zhvilluara nga gratë edhe në zonat rurale. Kjo mbështetje nuk vjen vetëm nga aksesi në financim. Por edhe nga edukimi i vazhdueshëm që është vendësur në dispozicion të mikrobizneseve, siç e thekson znj. Spahiu në fjalën e saj.

Znj. Spahiu ftoi të gjithe gazetarët që ti bashkoheshin nismës së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare në fushatën ‘’Huamarrje e Zgjuar’’ Një nismë tëpër e domosdosshme dhe me interes për publikun e gjerë, ku individët mësojnë se si të ndajnë shpenzimet e tyre, si të parashikojnë të ardhurat dhe pagesat dhe gjithashtu si të përballojnë një kredi pa u ekspozuar më shumë seç mund të përballojnë.

Z. Perlat Sulaj, drejtor i përgjithshëm i Fed Invest SHKK shpjegoi se ndikimi ekonomik në zonat rurale ka qenë me rëndësi për zhvillimin e këtyre zonave. Në dukje ka patur një ulje në vitet e fundit në financimin në këto zona. Kjo e fundit jo se ka rënë niveli i interesit apo investimit nga aktorët e mikrofinancës, por sepse në vitet e fundit vihet re një lëvizje nga zonat rurale në zonat urbane më të theksuar, sipërmarrjet e vogla janë rritur – prandaj janë rritur financimet në volum dhe jo në numër, si dhe rritja e kostove të lëndës së parë ka detyruar disa sipërmarrje të mbyllen duke mos e parë të arsyeshme vazhdimin e biznesit.

Të dhëna kryesore nga kërkimi i tregut mbi pritshmëritë ekonomike përgjatë 2024

Ajo që është vënë re gjatë përpunimit të të dhënave është se 52% e të intervistuarve kane disa burime te ardhurash. Individualisht kompanitë private prevalojnë si burim i të ardhurave.

27% nga të punësuarit në shtet kishin një të ardhur dytësore nga qeraja dhe nga një punë e dytë në biznes privat. Ndërkohë vetëm 11% nga të punësuarit në privat kishin një të ardhur dytësore nga qeraja dhe nga një punë e dytë në biznes privat. Ndërkohë 50% e atyre në pension deklarojnë se kanë një punësim në privat, dhe rrallë edhe nga një qera.

Gjatë 2023 ,93% e individëve kanë patur ndikim disi negativ ose negativ në të ardhurat e tyre.

Kjo flet qartë për momentin ekonomik në të cilin ndodhemi, ku një e ardhur nuk mjafton të përmbushë nevojat financiare të familjeve. Sipas kërkimit vetëm 8% e të intervistuarve kanë arritur të kursejnë para për diçka më të madhe. 74% deklarojnë se mund të mbyllin muajin, por kursimi i parave është i vështirë. 42% janë munduar të ulin shpenzimet për të mos marrë kredi gjatë 2023, kjo pasi ata kanë tashmë një të tillë. 40% e të intervistuarve kanë hasur tepër vështirësi dhe u është dashur të marrin kredi.

Situata vërtetohet edhe nga të dhënat e tjera, ku 58% kanë deklaruar se kanë para për blerje e domosdoshme por jo për blejre të mëdha elektroshtëpiake. 16.5% nuk mund të blejnë as rroba dhe 3.4% u duhet të tregohen të kujdesshëm dhe me ushqimin. Kryesisht kategoritë e fundit janë pensionistë.

Gati 95% e të intervistuarve ranë dakord që shpenzimet familjare, përqëndrohen tek pagesa e faturave utilitare. 60% e të intervistuarve kishin makinë në shtëpi dhe ju nevojitej një buxhet për mirembajtjen e saj. Ndërsa, veshjet, farmaceutika, kontrollet e shëndetit, shkolla e fëmijëve,  ndodhnin si shpenzime tek 50% e të intervistuarve. Duket qartë që shpenzimet të cilat nuk preken përgjatë muajit janë ato shpenzime fikse mujore, sikurse janë faturat e detyrueshme. Duke nisur nga shpenzimet për veshje, ndonjë vizitë mjekësore, farmaceutika, shpenzimet e shkollës së fëmijeve, apo udhëtimet e fundjavës, tek këto momente vërejme ulje të tyre, me qëllim realizimin e buxhetit mujor.

Gjithashtu të dhënat në vijim të kërkimit na shprehin se individët përdorin 1 ose më shumë mjete financuese. Të intervistuarit kanë përdorur paralelisht disa nga shërbimet njëkohësisht, si psh edhe kartën e kreditit edhe kredinë në bankë.

Por, ka edhe nga ata që kanë marrë kredi në një institucion jo bankë dhe njekohesisht kanë perdorur edhe produktet e bankës.

Ajo që vihet re më mirë është që tashmë personat që kanë nevojë për para, janë të paktë ata që drejtohen te njerëzit e njohur, vetëm 16% e tyre konsiderojnë ende borxhin mes të njohurish, pjesa tjetër drejtohet në institucione.

E ardhmja mbetet e pasigurtë dhe për të evituar surprizat në financat familjare, individëd kanë vendosur të mos bëjnë investime të mesme ose të mëdha. Ndryshimet e shpeshta që kanë ndodhur në ekonominë e përgjithshme, kanë sjellë ndryshime në portofolin e shumicës së këtyre personave.

Për këtë arsye, edhe parashikimi i të ardhurave është më i vështirë për t’u bërë nga ata.

Viti 2024 duket një vit ku do të tregohet kujdes pasi për blerje të mëdha duket se të gjithë do ti bëjnë mirë llogaritë e tyre. Mbi 80% e të intervistuarve nuk kanë ndërmënd të bëjnë blerje për mobilje, makinë, paisje elektronike apo të kryejnë rinovime të mëdha në shtëpi.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel:

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.