Shqip English

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat jo-etike dhe jo-ligjore të disa institucioneve të mbledhjes së kredive në vonesë

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare distancohet nga praktikat jo-etike dhe jo-ligjore të disa institucioneve të mbledhjes së kredive në vonesë

by: AMA

24 Maj, 2024

Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në drejtim të masave ligjore të ndërmarra kundrejt disa
shoqërive të mbledhjes së kredive në vonesë dhe individëve të lidhura me to në drejtim të praktikave
jo-etike, apo më tej, të paligjshme të mbledhjes së detyrimeve të qytetarëve dhe bizneseve, Shoqata
Mikrofinanca Shqiptare dëshiron tí referohet një njoftimi të saj për mediat, të publikuar në datë 19
korrik 2022 për të njëjtën çështje, dhe të risjellë në vëmendjen e publikut deklaratën sa më poshtë:
“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira,
miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe
as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre. Cdo anëtar i kesaj Shoqate
vepron në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licensimi dhe
mbikëqyrja periodike e Bankës së Shqipërise, dhe cdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posaçme ligjore ose administrative.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga Shoqëritë e
Mbledhjes së Kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive.
Institucionet e mikrokredise mbajne të njëjtën licensë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes së
borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte.
Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e individëve
dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë apo institucion tjetër kredidhenieje. Kredidhenia nga të gjithë Anëtaret kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues dhe
prirjen e cdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale.
E thënë kjo, ne marrim të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie,përpara se të pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientet mbi procesin që ndiqet kur kjo kredi nuk paguhet prej tyre. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të
intensifikojnë përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimit të vendeve të punës nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet standarteve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Ne kete kuader, mirëpresim bashkëpunimin me cdo aktor të tregut që perfaqeson dhe mbron
interesat e konsumatoreve, për të koordinuar këto perpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar. Në
të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që të
bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e
mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të përcaktojë
qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë saktësisht të gjithë
aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat shkaktojnë probleme të thella
ekonomiko-sociale në vend”.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 4 452 6464

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.