Trajnim-Ligji Tatimi mbi të Ardhurat
Trajnim-Ligji Tatimi mbi të Ardhurat
by: AMA
25 Janar, 2024
Më datë 24 Janar 2024, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi trajnimin informues për Ligjin nr 29.2023, Tatimin mbi të Ardhurat.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin drejtuesit e departamenteve të financës dhe burime njerëzore nga institucionet anëtare të AMA-s. Trajnimi u drejtua nga konsulenti tatimor, z. Fatmir Kazazi.
Ligji i ri është i përbërë nga dy kapituj kryesorë:
1. Pjesa e parë që trajton “Tatimin mbi të Ardhurat Personale”.
Në këtë pjesë të ligjit trajtohen te ardhurat personale, përfshirë këtu ndryshimet kryesore lidhur me të ardhurat nga punësimi si dhe kategorizimi i ri për personat fizik tregtarë. Në këtë pjesë trajtohen kryesisht çështje që lidhen me listëpagesën, deklaratën individuale vjetore të të ardhurave, ndryshimet lidhur me pensionet private si dhe risitë e ligjit për trashëgiminë dhe dhurimin.
2. Pjesa e dytë qe trajton “Tatimin mbi te ardhurat e korporates (tatim fiitmi)”.
Në këtë pjesë të ligjit trajtohen dispozitat që lidhen me tatim fitmin, duke përfshirë ndryshimet lidhur me amortizimin, interesat e zbritshme, shpenzimet e panjohura, mbartjen e humbjeve dhe nenin e tatimit ne burim i cili ka një ndryshim rrënjësor dhe është me shume interes për trajtim dhe diskutime.
Trajnimi ishte interaktiv me pyetje, dikutime dhe problematika që impaktojnë sektorin e mikrofinancës në lidhje me udhëzimin e ri.