Uebinar – “Përditësimi i modeleve ECL për shkak të COVID-19”
Uebinar – “Përditësimi i modeleve ECL për shkak të COVID-19”
by: AMA
23 Tetor, 2020
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, në bashkëpunim me ekipin e Priceëaterhousecoopers – PËC, organizuan ëebinarin: “Përditësimi i modeleve ECL për shkak të COVID-19”. Jakub Černý, Ekspert i Lartë i Riskut në PËC, ndau njohuri dhe përvojë në lidhje me nevojën për të azhornuar modelet e Humbjeve të Pritshme nga Kreditimi (Expected Credit Loss – ECL) për shkak të Covid-19.
Institucionet financiare në të gjithë botën po monitorojnë dhe po shqyrtojnë efektet e pandemisë COVID-19. Ata janë duke punuar për të kuptuar sfidat e menjëhershme të shoqërisë dhe ekonomive dhe janë duke eksperimentuar për të ndihmuar veten dhe klientët e tyre për të marrë vendime të mira në mjedisin e sotëm të paqëndrueshëm të operimit. Në fund, e gjitha kjo është përkthyer në ndikime në raportimin financiar kryesisht në matjen e Humbjeve të Pritshme nga Kreditimi (ECL).
Temat e diskutuara në ëebinar ishin: skenarët ekonomikë dhe parametrat makro, ndikimi i pritshëm në modelet ECL dhe hapat e ardhshëm për të përditësuar modelet ECL.
Sesioni u konsiderua mjaft i dobishëm dhe ofroi mbështetje dhe njohuri në trajtimin e modelimit të rrezikut dhe parashikimin e ndikimit të situatës aktuale në portofolet e huave të mikrofinancës.