Shqip English

DITA EVROPIANE E MIKROFINANCES 2023

DITA EVROPIANE E MIKROFINANCES 2023

by: AMA

26 Tetor, 2023

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association – AMA) organizoi sot,
“Ditën Evropiane të Mikrofinancës” me temë: “Digjitalizimi i Mikrofinancës: Nxitës i përfshirjes
dhe qëndrueshmërisë financiare në Shqipëri”


Ky event sensibilizues organizohet, për herë të pestë, në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga
ofruesit e shërbimeve dhe produkteve të mikrofinancës në të gjithë Europën nën ombrellën e
Rrjetit Evropian për Mikrofinancën (www.european-microfinance.org) dhe Qendra për
Mikrofinancën (mfc.org.pl).


Të ftuar në këtë event ishin përfaqësues të lartë nga institucionet shtetërore, rregullatorët,
institucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqatave
sektoriale, institucionet financiare jo-bankare e dashamirës të aktivitetit të mikrofinancës, të
cilët kanë ofruar mbështetje për sektorin në vijimësi.


Aktiviteti u hap nga Zj. Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
e cila i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe i falenderoi për praninë në këtë event ku
promovohet roli jetik i mikrofinancës në transformimin e jetëve dhe komuniteteve.


Në fjalën e saj ajo theksoi se AMA është e angazhuar të promovojë përpjekjet e pandalshme të
institucioneve të mikrofinancës të cilët janë duke investuar gjithmonë e më shumë në
digjitalizimin e proçeseve dhe shërbimeve të tyre në mënyrë që t’i shërbejnë individëve dhe
bizneseve gjithnjë e më mirë duke bërë të mundur një përfshirje sa më të gjërë dhe akses në
financë për të gjithë.


Aktiviteti u përshëndet nga Z. Eduard Shalsi, Kryetar i Komitetit të Ekonomisë dhe Financave i cili
theksoi që tema e kësaj dite është shumë aktuale dhe e rëndësishme për sistemin financiar në
tërësi. Ai theksoi rëndësinë e institucioneve të mikrofinancës për atë pjesë të popullsisë që nuk
ka një qasje në tregun bankar dhe ftoi të gjithë institucionet të bëjnë më shumë për të
informuar publikun e gjerë dhe në veçanti media dhe politikëberësit mbi impaktin që sektori ka
në jetën e qytetarëve dhe bizneseve të vogla. Transparenca është një tipar që duhet të
mbizotërojë në sektor dhe me këtë mesazh ai falenderoi shoqatën për ftesën.


Gjatë eventit pati një prezantim nga z. Bajram Korsita, Drejtor Ekzekutiv i Albanian Development
Guarantee Foundation (ADGF) i cili paraqiti një panoramë të përgjithshme të aktivitetit dhe
bashkëpunimit të institucionit me tregun e mikrokredisë dhe atij financiar në përgjithësi.


Z. Deniz Dërralla, Drejtor i Mbikqyrjes falenderoi dhe shprehu mbështjetjen në emër të Bankës
së Shqipërisë për të gjithë institucionet e mikrofinancës, për të gjithë punën shumë të mirë dhe
të rëndësishme që kanë bërë në gjithë këto vite për të gjithë sistemin financiar, me një rritje gati
trefish të veprimtarisë së tyre. Inkurajoi të gjithë për të vazhduar punën e mirë të deritanishme
për të qenë më produktiv dhe më efiçent edhe falë hapave të rëndësishëm që Banka e
Shqipërisë ka ndërrmarrë në kuadër të digjitalizimit të sektorit financiar.


Në fjalën e saj zj. Arlinda Muja, Presidente e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare falenderoi të
gjithë bashkëpunëtorët, partnerët dhe mbështetësit në rrugën e gjatë dhe plot sfida që
mikrofinanca ka kaluar përgjatë këtyre 30 viteve.


Ajo bëri një prezantim shterrues mbi rolin e sektorit të mikrofinancës në vend, pasqyroi të
dhëna historike mbi veprimtarinë dhe numrin e institucioneve anëtare të shoqatës si dhe
shprehu fokusin e 5 vjeçarit të ardhshëm të këtij sektori. Nënvizoi faktin se Shoqata
Mikrofinanca Shqiptare është anëtare e rrjetit Evropian për Mikrofinancën dhe përgëzoi të
gjithë anëtarët e Shoqatës që në raport me vendet e rajonit kanë nxjerrë tregues dhe indikatorë
pozitivë si nga ana e cilësisë së portofolit të kredisë ashtu edhe në mesataren e kredidhënies.


Ajo u shpreh në emër të të gjithëve se institucionet mikrofinanciare në vend do të vazhdojnë t’i
shërbejnë pjesës së shoqërisë me të ardhura financiare më të ulëta, nisur edhe nga misioni
social i mikrofinancës. Paraqiti gjithashtu edhe objektivat parësorë të institucioneve anëtare të
mikrofinancës ku ndër më kryesorët janë:
Rritja e aksesit në Financë
Krijimi i vendeve të punës
Zgjerimi i përfshirjes Financiare
Zhvillimi teknologjik për përmirësim të vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve
Rëndësi të veçantë dhe përpjekje galopante janë bërë dhe do vazhdojnë të bëhen në procesin e
gjatë të edukimit financiar, gjithashtu edhe në mbështjetjen e veprimtarisë bujqësore të
qëndrueshme.


Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet
financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në
promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe
individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin
SHKK,Mia Finance sh.a.
Kontakt:
Junida Tafaj
Sekretar i Përgjithshëm
Mob: 0694014505
email: junida.tafaj@ama.com.al
web: www.ama.com.al


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.