Shqip English

Hope Away from Home

Hope Away from Home

by: AMA

4 Korrik, 2023

Datë 20 Qershor 2023Dita Ndërkombëtare e refugjateve dhe azilkërkuesve

-Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, në bashkëpunim me UNHCR Albania, organizuan një tryezë të përbashkët diskutimi me temë ‘‘Hope away from Home”.

Qëllim i këtij seminari ishte perfaqësimi, ndërgjegjesimi dhe avokatia për vlerësimin e nevojave financiare dhe ligjore të refugjatëve. Ky takim shërbeu për të mundësuar përfshirjen e tyre, beri të ditur statusin e dokumentacionit të duhur, kërkesën për përdorimin e shërbimeve financiare në vend, si edhe vlerësimin e interesit dhe gatishmerisë nga institucionet financiare jo banka për aksesimin e produkteve dhe shërbime financiare nga ana e popullatës refugjate.

Nga ana e Shoqatës u prezantuan mundësitë për sektorin financiar për t’u shërbyer refugjatëve dhe u shpjeguan disa nga praktikat më të mira të ndjekura nga ofruesit e shërbimeve financiare në vende të tjera. UNHCR Albania bëri te mundur qe pjesëmarrësit të njihen me situatën socio-ekonomike të refugjatëve, kuadrin ligjor dhe nevojat e jetesës, si edhe me praktikat aktuale ndërkombëtare në lidhje me përfshirjen efektive të refugjatëve duke e parë në këndvështrimin e qasjes në nivel lokal.

I pranishëm ishte edhe përfaqësuesi UNICEF Albania Z. Toshitsuki Kawauchi bashkë me të tjere, dhe perfaqësues nga RMSA, INLSH dhe German Sparkassenstiftung Albania.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe UNHCR Albania do të vijojnë këtë bashkëpunim edhe më tej, me qëllim krijimin e një situate te favorshme për refugjatët dhe azil-kërkuesit për akses në shërbimet financiare dhe integrimin e tyre të shpejtë në vendin tonë.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.