Mbledhja e Parë e Grupit të Punës 2020
Mbledhja e Parë e Grupit të Punës 2020
by: AMA
23 Tetor, 2020
Në bashkëpunim me Microfinance Centre (MFC) dhe në kuadër të Programit të Komisionit Europian të Asistencës Teknike për Punësimin dhe Inovacionin, #EaSi, Shoqata MikrofinancaShqiptare organizoi uebinarin “Mikrofinanca shqiptare në kushte pandemie”.
Në ëebinar morën pjesë 27 përfaqësues në nivele drejtuese të institucioneve të mikrofinancës, Anëtare të Shoqatës, të cilët ndanë eksperiencat e tyre dhe dhanë sugjerime të vlefshme në lidhje me masat e marra për të menaxhuar këtë situatë të vështirë, qoftë në planin administrativ, ashtu edhe në atë të drejtimit financiar, sidomos në kushtet e mungesës së likuiditetit si rezultat i situatës në të cilën ndodhemi.
Institucionet e Mikrofinancës po bëjnë përpjekje maksimale të akomodojnë mijëra kërkesa për ristrukturime kredie dhe shtyrje të pagesave, gje e cila ndikon në nivelin e likuiditetit në dispozicion. Për të menaxhuar këtë situatë, problematikat janë adresuar në disa hallka të Qeverisë, rregullatorëve dhe financuesve institucionalë, me shpresën se do gjejnë mbështetje në paketat e ardhshme të masave që priten të vihen në zbatim.
Lexoni prezantimin e mbajtur në këtë takim këtu