Shqip English

Uebinar – E ardhmja e pagesave digjitale në Shqipëri

Uebinar – E ardhmja e pagesave digjitale në Shqipëri

by: AMA

23 Tetor, 2020

Me mbështetjen e Komisionit Evropian, përmes Asistencës Teknike të Programit EaSi, Qendra e Mikrofinancës dhe Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave organizuan më 2 korrik 2020 një uebinar mbi pagesat dixhitale dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Çështjet e diskutuara kishin të bënin me kornizën e re legjislative dhe rregullatore që po miratohet në vend sipas PSD2, çfarë do të thotë për Shqipërinë, si dhe përvojën aktuale dhe çfarë duhet të miratohet në drejtim të kornizës operacionale dhe teknologjive të reja. Një çështje e rëndësishme në diskutime ishin përfitimet që kjo kornizë e re ligjore mund të sjellë për institucionet mikrofinanciare në lidhje me disbursimin e kredive dhe mbledhjen e ripagimeve të kredisë.

Uebinari u ndoq me mjaft interes, në kuptimin që përfaqësoi një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e pagesave në Shqipëri për vitin 2020, me folës të spikatur si Znj. Ledia Bregu, Drejtore e Departamentit të Pagesave në Bankën e Shqipërisë, dhe znj. Linda Shomo, Drejtuese Ekyekutive e EasyPay, një nga pionierët e shërbimeve të pagesave elektronike në Vend.

Në fund pjesëmarrësit kontribuan me diskutime cilësore dhe këndvështrime në lidhje me temën e uebinarit dhe implikimet që ai sjell në sektorin e mikrofinancës, aktualisht me një prezence mjaft aktive në Shqipëri për sa i përket klientëve të shërbyer dhe mbulimit të territorit.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 4 452 6464

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.