Uebinar – Financat Personale
Uebinar – Financat Personale
by: AMA
23 Tetor, 2020
Angazhimi për një mënyrë jetese të shëndetshme financiare kërkon disiplinë dhe punë të vështirë, por në planin afatgjatë është shumë i dobishëm. Uebinari: “Financat Personale”, organizuar më 18 maj, 2020 nga Junior Achievement Albania në bashkëpunim me Rrjetin Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE) dhe Shoqatën “Mikrofinanca Shqiptare” ofroi njohuri konkrete rreth planifikimit dhe menaxhimit kaq të rëndësishëm për të pasur financa të shëndetshme personale. Uebinari u mbajt nga znj. Brunilda Isaj, eksperte me një karrierë të suksesshme prej gati dy dekadash në sistemin bankar shqiptar, kryesisht në fushën e zhvillimit të biznesit, zhvillimit të produktit, marketingut dhe shitjeve, si dhe menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes, aktualisht Sekretare e Përgjithshme në Shoqatën Mikrofinanca Shqiptare.