Shqip English

Seminar trajnues me temë :Menaxhimi i financave personale të refugjatëve dhe azilkërkuesve

Seminar trajnues me temë :Menaxhimi i financave personale të refugjatëve dhe azilkërkuesve

by: AMA

24 Dhjetor, 2024

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare në bashkëpunim me UNHCR Albania organizuan në datat 5-6 dhjetor 2024 një seminar dyditor trajnues me temë: Menaxhimi i financave personale të refugjatëve dhe azilkërkuesve.

Synimi i këtij trajnimi ishte ndërtimi i aftësive financiare të refugjatëve dhe azilkërkuesve me qëllim përmirësimin e edukimit dhe përfshirjes financiare të popullatës refugjate dhe azilkërkuese.

Nga ana e Shoqatës në event u prezantuan mundësitë për sektorin financiar për t’u shërbyer refugjatëve dhe praktikat më të mira të ndjekura nga ofruesit e shërbimeve financiare në vendin tonë.

Mikrofinanca Shqiptare dhe UNHCR Albania do të vijojnë bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2025 me qëllim krijimin e një situate mundësuese për refugjatët dhe azilkërkuesit për të pasur akses në shërbimet financiare dhe integrimin e tyre të shpejtë në vendin tonë.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 4 452 6464

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.