Qeverisja Korporative në Institucionet e Mikrofinancës
Qeverisja Korporative në Institucionet e Mikrofinancës
by: AMA
15 Dhjetor, 2023
Në datë 11 dhjetor 2023, Mikrofinanca Shqiptare organizoi seminarin me temë:“Qeverisja Korporative në Institucionet e Mikrofinancës “.
Të ftuar në këtë tryezë të rrumbullakët ishin drejtues departamentesh nga institucionet anëtare të AMA-s dhe znj.Ermira Curri (Tepelena) nga Departamenti i Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.
Znj.Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e Ama-s përshëndeti pjesëmarrësit dhe falenderoi znj.Curri për praninë e saj në këtë event. Më tej shtoi rëndësinë e ndërveprimit dhe shkëmbimit të informacioneve midis anëtarëve dhe rregullatorit .
Znj. Ermira Curri bëri një prezantim të detajuar mbi kuadrin ligjor dhe rregullativ për qeverisjen e institucioneve të mikrofinancës duke paraqitur një tablo mbi parimet dhe rregullat bazë të drejtimit të përgjithshëm efektiv duke theksuar rëndësinë e organeve drejtuese si dhe sistemin e administrimit të rrezikut.
Më pas pati një sesion interaktiv pyetje përgjigje nga pjesëmarrësit dhe përfaqësuesi i rregullatorit.