Shqip English

Seminari me temë “Standardet e Auditit të Brendshëm dhe përmirësimi i tyre’’.

Seminari me temë “Standardet e Auditit të Brendshëm dhe përmirësimi i tyre’’.

by: AMA

16 Janar, 2024

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (Albanian Microfinance Association – AMA) në bashkëpunim me Institutin e Audituesve të Brendshëm (Albanian Institute of Internal Audit-AIIA) organizuan sot seminarin me temë: “Standardet e Auditit të Brendshëm dhe përmirësimi i tyre’’.

Ky seminar informues dhe interaktiv u organizua për herë të parë, në kuadër të bashkëpunimit të mëtejshëm dhe shkëmbimit të përvojave profesionale në fushat me interes të ndërsjelltë midis AMA dhe AIIA.

Të ftuar në këtë tryezë diskutimi ishin përfaqësues të departamenteve të Auditit të brendshëm nga institucionet anëtare të AMA-s dhe anëtarë bordi nga Instituti i Audituesve të Brendshëm.

Aktiviteti u hap nga Zj. Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare e cila i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe i falenderoi për praninë në këtë event, ku promovohen standartet e Auditit të brendshëm dhe roli i rëndësishëm i audituesit të brendshëm në institucionet e mikrofinancës.

Në fjalën e saj ajo theksoi se AMA është e angazhuar të nxisë bashkëpunimin me shoqatat partnere, si edhe vazhdimësinë e ndërveprimit efektiv ndërmjet anëtarëve dhe kolegëve për realizimin e diskutimeve të përbashkëta, rritjes se kapaciteteve dhe advokimit si sektor financiar për përmirësimin e standardeve.

Më tej fjalën e mori nga zj. Dorida Stambolla, anëtare bordi e Institutit të Audituesve të Brendshëm.

Ajo bëri një prezantim të detajuar mbi Standardet e reja Globale të Auditit të Brendshëm dhe theksoi se nga viti i ardhshëm deri në fund të 2024 do të jetë periudha e vlefshme për rishikimin e legjislacionit lokal dhe përafrimit të tij me atë ndërkombëtar. 

Disa nga ndryshimet më të rëndësishme mbi Standardet e reja janë:

1-Emri-Global Internal Audit Standarts

2-Strukturë e re

3-Qëllimi i Auditimit të Brendshëm

4-Kodi i Etikës

5-Qeverisja e Bordit të Auditit të Brendshëm

6-Performanca e Auditit

7-Praktika më të mira -për tu konsideruar

Z. Astrit Alijaj, Kryetar Bordi i Institutit të Audituesve të Brendshëm (AIIA) bëri një prezantim të shkurtër të krijimit të Institutit të Audituesve të Brendshëm, tashme me nje eksperiencë mbi 10 vjeçare. AIIA promovon rolin e audituesit të brendshëm, rritjen e fokusit dhe performancën e lartë të këtij profesioni.

Krijimi i këtij bashkëpunimi të ri midis Shoqata MikrofinancaShqiptare (AMA) dheInstitutine Audituesve të Brendshëm (AIIA), është një urë lidhëse komunikimi dhe ndërveprimi për bashkërendimin efektiv të aktiviteteve të përbashkëta.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk, NOA sha, UniFin.SHKK, Mia Finance sh.a.

Kontakt:

Junida Tafaj

Sekretar i Përgjithshëm

Mob: 0694014505

email: junida.tafaj@ama.com.al Web: www.ama.com.al


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 4 452 6464

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.