Shqip English

Tryeza diskutimesh të Grupit të Punës gjatë 2019

Tryeza diskutimesh të Grupit të Punës gjatë 2019

by: AMA

23 Tetor, 2020

“Mikrofinanca e së nesërmes, Digjitalizimi i Institucioneve të Mikrofinancës”

Në bashkëpunim me Microfinance Centre (MFC) dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian, Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës zhvilloi përgjatë vitit 2019 tre tryeza diskutimesh me temë: “Mikrofinanca e së nesërmes, Digjitalizimi i Institucioneve të Mikrofinancës”

Në kuadrin e zhvillimeve globale në fushën e digjitalizimit të shërbimeve financiare, dhe me qëllimin për të ofruar tek konsumatori shqiptar shërbime inovative të një cilësie të lartë, institucionet financiare anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare po intensifikojnë përpjekjet e tyre për të qënë jo vetëm në një hap me sektorë të tjerë të ofrimit të shërbimeve financiare në vend, por pse jo, edhe pararojë e tyre. Në këtë kuadër, tre tryezat trajtuan çështje dhe problematika e sfida që hasin Institucionet e Mikrofinancës në orientimin e shërbimeve të tyre nëpërmjet platformave digjitale.

Në tryezën e parë u diskutuan çështje përsa i takon përputhshmërise me kuadrin ligjor dhe rregullator, i cili konsiderohet dinamik dhe po kalon nëpër faza të caktuara ndryshimesh dhe adoptimesh për të akomoduar ndryshimet që kërkon tregu. Këto përfshijnë por nuk kufizohën në identifikimin elektronik të klientit, me nënshkrimin elektronik, me kontratën elektronike dhe nëse ajo do merret parasysh si e tillë nga gjykatat në vend, si edhe me tërësinë e procesit të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve financiarë në platforma digjitale, dhe cfarë kompleksiteti sjell kjo në kuadrin ligjor dhe rregullator.

Tryeza e dytë trajtoi çështje operacionale të ofrimit të shërbimeve dhe produkteve on-line, sic janë platformat e integruara dhe open banking, kuadrin operacional, atë të shkëmbimit të të dhënave dhe sigurisë kibernetike, të lidhur ngushtësisht me procesin e transformimit digjital të institucioneve të mikrofinancës. Në këtë kuadër, u diskutua mbi sfidat që hasin Institucionet e Mikrofinancës në krijimin e një procesi tërësisht digjital të ofrimit të produkteve dhe shërbimeve në drejtim të integrimit me platforma publike dhe private me qëllim automatizimin e proceseve të kredidhënies, ideimin dhe krijimin e algortimeve për vendimmarrjen automatike në kredidhënie, përdorimin e platformave digjitale për mbledhjen e pagesave të kësteve të kredive nëpërmjet tyre (të ashtuquajturat e-ëallets), si edhe ekzekutimin praktik të transaksioneve në distancë nëpërmjet nënshkrimit elektronik.

tryezën e tretë të diskutimit mbi transformimin digjital u diskutua mbi me zhvillimin e biznesit bazuar në kanalet on-line, nëpërmjet marketingut dhe shitjeve digjitale. Diskutimet filluan me një prezantim të statistikave digjitale për Shqipërinë, hartuar dhe publikuar nga dy agjensitë më të mëdha në botë për marketingun digjital dhe mediet sociale, “ëearesocial” dhe “Hootsuite”. Materiali solli mjaft informacione të dobishme tek pjesëmarrësit, si edhe u trajtua si bazë për diskutime se si mund të përdoren këto statistika për të hartuar strategji sa më eficiente dhe marketingu dhe për të dizenjuar fushata sa më efikase.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan në lidhje me mundësinë e shfrytëzimit të platformave digjitale dhe atyre të medias sociale në dimensione të reja, duke pasur parasysh informacionin që kanë në përdorim këto platforma dhe mundësitë e pafundme për përdorimin e këtij informacioni. Më pas, u prezantua një përmbledhje e koncepteve të marketingut digjital, ku pjesëmarrësit diskutuan se si i kanë adoptuar apo po i adoptojnë këto koncepte në punën e tyre të përditshme dhe sa efikase kanë rezultuar.

Në këto takime morën pjesë përfaqësues të gjithë aktorët e tregut, nga Qeveria, Rregullatorët, Institucionet përgjegjëse për sigurine kibernetike, parandalimin e pastrimit të parave, zhvillues dhe aplikues të platformave elektronike dhe open banking, kompani marketingu digjital dhe trendbërës së shëbimeve financiare elektronike, si edhe përfaqësues të institucioneve te mikrofinancës, anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Pjesëmarrësit propozuan zgjidhje dhe ndryshime, të cilat, të para në dritën e zhvillimeve që janë edhe në fokus të qeverisë dhe prioriteteve të saj strategjike, marrin rëndësi të vecantë në lehtësimin e procesit dhe mundësimin e tij në shkallë më të gjerë. Diskutimet u gjykuan si mjaft frytdhënëse nga pjesëmarresit, të cilët përcaktuan edhe hapat e mëtejshëm për të kapërcyer këto sfida dhe për të ofruar zgjidhje respektive.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.