Shqip English

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare përmbyll me sukses fushatën edukative “Huamarrje e Zgjuar”

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare përmbyll me sukses fushatën edukative “Huamarrje e Zgjuar”

by: adminadmin

2 Nëntor, 2020

Një ndër shtyllat kryesore të veprimtarisë së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, edukimi financiar i masave ka marrë vazhdimisht rëndësinë e duhur nëpërmjet aktiviteteve, publikimeve dhe komunikimeve të shumta që Shoqata dhe anëtarët e saj organizojnë në formate të ndryshme. Këtë
vit, ne u bëmë pjesë e një komunikimi shumë më masiv dhe interesant të edukimit financiar, sic ishte Fushata Edukative “Huamarrje e Zgjuar”, një inisiative e Qëndrës për Mikrofinancën (MFC), një rrjet organizatash dhe institucionesh që promovojnë mikrofinancën sociale në 113 vende të botës.

Fushata “Huamarrje e Zgjuar” këtë vit u organizua në 14 shtete, me 26 institucione, shoqata dhe
organizata pjesëmarrëse, të cilat kryesisht nëpërmjet kanaleve dixhitale për shkak të sigurisë
shëndetsore, promovuan rëndësinë e edukimit financiar dhe marrjes së informacionit të detajuar
gjatë procesit të aplikimit për një mikrokredi.

Disa nga aspektet e huamarrjes që theksohen nëpërmjet kësaj fushate kanë të bejnë me përcjelljen e
plotë dhe me fjalor të thjeshtë të informacionit bazë që shoqëron një kredi dhe procesin e huamarrjes,
ndërgjegjesimin ndaj mbingarkesës me borxh financiar dhe se si mund të shmanget, njohja me të
drejtat dhe detyrimet që i lindin huamarrësit me firmosjen e kontratës së kredisë, njohja e detajuar e
të gjitha pikave të kontratës së kredisë, komunikimi me institucionet kredidhënëse nëse shfaqen
probleme në ripagimin e kredive, etj.

Është shumë e rëndësishme që institucionet financiare dhe stafi që është në shërbim të drejtpërdrejtë të klientit, por edhe aktorë të tjerë të tregut financiar, të aplikojnë standarte maksimale të
transparencës, etikës në ofrimin e shërbimeve dhe të shmangies së asimetrisë së informacionit, për t’i dhënë mundësinë klientit të marrë vendime të informuara dhe të bëjë zgjedhjen e duhur midis
institucioneve të ndryshme dhe produkteve të ndryshme të të njëjtit institucion.


Përvec Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, këtë vit i janë bashkuar fushatës edhe anëtarët e saj: Agro & Social Fund, Fondi BESA dhe NOA, të cilët kane qënë jashtëzakonisht aktive në komunikimin me klientët nëpërmjet rrjeteve sociale, prezantimeve, artikujve në media, uebinareve, panaireve dhe gjithë mundësive të tjera të komunikimit, për të dhënë një tablo sa më të qartë të informacionit që i duhet përcjellë klientit gjatë huamarrjes.

Më specifikisht, Agro & Social Fund, që ju bashkuan fushatës për të dytin vit rradhazi, nisën fillimisht me trajnimin e stafit të degëve në mënyrë që ata të mundeshin të shpërndanin fushatën me të gjithë kontaktet e tyre. Njëkohësisht me fillimin e fushatës prezantuan një hapësire të dedikuar për fushatën në faqen e tyre të internetit, ku përfshihej edhe një pyetësor në shqip për të kontrolluar stabilitetin financiar të familjes. Organizuan trajnime për grupe më të vogla, këtë vit në bashkëpunim me
SwissContact. Fushata u bë edhe pjesë e panairit “Tirana Agro 100” zhvilluar në data 23-25 Tetor. Me intensitet më të lartë iishin njoftimet në rrjete sociale, të cilat arritën mbi 30 mijë lexues.
Përgjatë gjithë muajit, oficerët e kredisë së Fondit Besa, në 82 zyrat në të gjithë vendin u bashkuan për të informuar një numër sa më të madh njerëzish, klientë ose jo, si të shmangin mbingarkesën me kredi, cilat janë pyetjet që duhet t’i bëjnë vetës para se të marrin vendimin për kredi, si të llogarisin këstin e kredisë dhe si të përdorin kredinë me zgjuarsi. Në kuadër të fushatës, Fondi Besa organizoi aktivitete të ndryshme si trajnime me stafin, prezantime dhe takime me klientë dhe jo vetëm, duke
shpërndarë broshura apo fletëpalosjeve informative si dhe duke prezantuar materialet në rrjetet sociale. Sigurisht, informimi dhe transparenca do të vazhdojnë të jenë praktikë e Fondit Besa, i cili ka
moto të punës: Prapa një kredie të shlyer në kohën e duhur, qëndron një klient i informuar në kohën e duhur.
NOA, organizoi një sërë takimesh me fermerë, qoftë në aspektet e kreditimit, ashtu dhe ne konceptimin e biznesplaneve sa me inteligjente që kane kthim e rendiment per investimin e tyre, dhe
gjithashtu prezantoi një numër postimesh në rrjetet sociale në bashkepunim me kompanine e Auditimit GrantThornton mbi mirë-menaxhimin financiar në kontekstin e huamarrjes së zgjuar, por
dhe të sfidave që paraqet periudha e COVID-19. Postime pati gjithashtu në rrjetet sociale mbi qasjet me ndikim në rritjen e shitjeve, dhe mjaft publikime të dedikuara fushatës të ilustruara me vizualet e
saj.
Vitin e kaluar fushata “Huamarrje e Zgjuar” pati një publik prej 1.9 milionë ndjekësish në të gjithë botën, një arritje mjaft e lartë që mbështetet edhe nga fuqia e kanaleve dixhitale dhe rrjeteve sociale.
Këtë vit, pritshmëritë janë edhe më të larta, duke pasur parasysh intensitetin e dhënies së mesazheve dhe interesin e publikut të gjerë për informacionin e përcjellë në to.
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe anëtarët e saj do vijojnë përpjekjet e saj për ndërgjegjësimin, edukimin dhe përfshirjen financiare të segmenteve të nën-shërbyera me produkte financiare, në
mënyrë që të përmirësohet aksesi në financa, qasja e sistemit financiar kundrejt pjesës së pambuluar me shërbime financiare, dhe sidomos rritja e transparencës dhe aplikimi i praktikave të mira në procesin e kredidhënies për klientët, qofshin këta individë, fermerë apo mikro-ndërmarrje.

Rreth Qëndrës për Mikrofinancën
Qëndra për Mikrofinancën është një rrjet i financave sociale që promovon praktikat e drejta, përfshirje, barazi dhe shërbim të përgjegjshëm në ofrimin e shërbimeve financiare. Ajo bashkon 113 organizata (përfshirë 77 Institucione të Mikrofinancës) në 36 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe
më gjerë, të cilët së bashku ofrojnë shërbime mikrofinanciare të përgjegjshme për pothuajse 2,000,000 klientë me të ardhura të ulëta.


Kontakt:
SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE
e-mail: info@ama.com.al
web: www.ama.com.al


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Qemal Stafa, Kati 9, Nr. 70, Tirana

Tel: +355 69 40 92229

E-mail: info@ama.com.al

@2020 AMA. All Rights Reserved.