Shqip English

NJOFTIM PËR MEDIAT

NJOFTIM PËR MEDIAT

by: adminadmin

4 Shkurt, 2021

29 janar 2021

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare miraton Strategjinë për vitin 2021 dhe njofton anëtarësime të reja

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA), në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Anëtarëve, miratoi strategjinë e veprimtarisë për vitin 2021. Edhe gjatë këtij viti, shtyllat kryesore të veprimtarisë do përqëndrohen në promovimin e sektorit, arritjeve dhe sfidave të tij, advokimit dhe përfaqësimit kundrejt politikëbërësve, rregullatorëve dhe aktorëve të tjerë të tregut, rritjes së nivelit të edukimit dhe përfshirjes financiare, si edhe rritjes së kapaciteteve të aëntarëve dhe forcimit të bashkëpunimit mes tyre. Një përparësi e vecantë edhe këtë vit do vijojë t’i jepet misionit social të aktivitetit të mikrofinancës, ndikimit që ai ka në shoqëri nëpërmjet uljes së varfërisë dhe rritjes së punësimit, dhe gjatë këtij viti është planifikuar një studim i posacëm për të matur dhe vlerësuar këtë ndikim.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është e vendosur për të arritur të gjitha qëllimet e saj gjatë vitit 2021 nëpërmjet aktiviteteve të shumta të planifikuara për këtë vit si: studime tregu për të treguar dhe kuptuar me tepër mbi rolin konkret që mikrofinanca ka në përmirësimin e cilësisë së jetës së individit, tryeza të ndryshme diskutimi dhe pjesëmarrje aktive me ndikim direkt në kuadrin rregullator të mikrofinancës për të mundësuar më shumë akses në financim, si dhe trajnime për anëtarët e saj dhe punonjësit e tyre për të përshpejtuar digjitalizimin e shërbimeve mikrofinanciare, dhe për të krijuar edhe më tepër mundësi dhe fleksibilitet për qytetarët.

Presidencën e rradhës edhe për këtë vit do ta mbajë Institucioni Financiar Jo-Bankë Kredo Finance, nëpërmjet kontributit të Drejtores Ekzekutive të tij, znj. Arlinda Muja, mandati i së cilës mbaron në fund të vitit 2021.

Gjithashtu, Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare i janë bashkuar dy anëtarë, AgroKredit sh.a., i cili riaktivizoi raportet me Shoqatën gjatë vitit 2020, si edhe AK – Invest sh.a., i cili i është bashkuar Shoqatës si anëtar me të drejta të plota që nga fillimi i këtij viti. Me këto zhvillime, së bashku me anëtarët aktualë – Agro & Social Fund, Crimson Finance Fund Albania, FedInvest SHKK, Fondi BESA, IuteCredit Albania, Kredo Finance, NOA, dhe UniFin SHKK, numri i anëtarëve të Shoqatës shkon në dhjetë Institucione Financiare Jo-Banka dhe Shoqëri Kursim Krediti. Shoqata Mikrofinanca Shqiptare në planet e veta synon përfshirjen e të gjithë institucioneve financiare jo-banka që e gjejnë veten në aktivitetin, prioritetet dhe misionin e saj.

Rreth AgroKredit sh.a.

Agrokredit sh.a është subjekt financiar Jo-bankë, i krijuar në vitin 1999, me 30 degë me shtrirje në të gjithë Shqipërinë, dhe me treg të synuar më shumë se 50% të popullsisë. Misioni i Agrokredit është të sigurojë produkte,  mbështetje dhe ekspertizë financiare e më gjerë, direkt apo nëpërmjet partnerëve të vet për sipërmarrjet, familjet dhe komunitetet në zonat rurale, suburbane dhe turistike, duke u mundësuar atyre rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të të ardhurave dhe mirëqënies.

Agrokredit sh.a. ka dhënë gjatë jetëgjatësisë së saj 90 mln Euro kredi në më shumë se 33 mijë individë dhe sipërmarrje. Shoqëria Agrokredit sh.a. është i vetmi subjekt i fokusuar në zhvillimin e zonave rurale, suburbane dhe turistike.

Rreth AK – Invest sh.a.

AK-INVEST sh.a, Institucion Financiar, i regjistruar me Vendimin e Gjykatës Tiranë nr. 28915 në janar 2003, operon në tregun financiar të Shqipërisë duke ofruar shërbime financiare 1.5 milion klientëve në më shumë se 350 degë në të gjithë territorin shqiptar. AK-Invest është i licencuar nga Banka Qendrore e Shqipërisë në vitin 2003 për të ofruar shërbimet e mëposhtme financiare: Kredidhënie (individ / biznes), faktoring, garanci dhe angazhime bankare, pagesa (ndërkombëtare / vendase), transferta parash, pagesa utilitare, siguracion jo – jetë, forex, ndërmjetësim dhe konsulencë financiare.


AK-INVEST sh.a është Partner i MoneyGram International për Shqipërinë. Me një partneritet të qëndrueshëm me operatorët e tjerë financiarë në treg, AK – Invest u ofron klientëve siguri dhe besim si gurë themelorë të biznesit financiar. AK – Invest është një Institucion Financiar i përshtatur për klientët individë dhe bizneset e vogla e të mesme. Në 2017 AK- Invest u bë aksionar në Bursën e Tiranës. AK-Invest është anëtar i SËIFT, me kodin BIC AKIVALTR.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., AK-Invest sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK.

Kontakt:

Brunilda Isaj

Sekretare e Përgjithshme

email: info@ama.com.al

web: www.ama.com.al


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Qemal Stafa, Kati 9, Nr. 70, Tirana

Tel: +355 69 40 92229

E-mail: info@ama.com.al

@2020 AMA. All Rights Reserved.