Shqip English

DIZENJIMI I INSTRUMENTEVE FINANCIARE PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË MIKROFINANCËS NË SHQIPËRI

DIZENJIMI I INSTRUMENTEVE FINANCIARE PËR MBËSHTETJEN E SEKTORIT TË MIKROFINANCËS NË SHQIPËRI

by: adminadmin

30 Qershor, 2021

Një debat mbi alternativat e financimit dhe fondeve të emergjencës për të cilat ka nevojë sektori i mikrofinancës gjatë përballimit të krizave

Ditën e martë, datë 29 qershor 2021, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare zhvilloi një tryezë diskutimi virtuale në lidhje me mundësitë që duhet të eksplorohen me qëllim dizenjimin e instrumentave financiare në mbështetje të sektorit të mikrofinancës në situate emergjence. Ne strategjinë e miratuar per Shoqaten Mikrofinanca Shqiptare per vitin 2021, nje nder ceshtjet qe perben shqetesim per sektorin dhe qe deri tani nuk eshte adresuar eshte impakti qe krizat dhe situatat e emergjences kanë në industrinë e mikrofinancës, e cila sic dihet financohet nga investitorë privatë dhe nuk mund të mbështetet me likuiditet nga Banka e Shqiperisë. 

Për të adresuar këtë cështje, merr një rëndësi të vecantë vendosja e një bashkëpunimi institucional dhe krijimi i një fondi ndërhyrjeje emergjente në mbështetje të sektorit në praninë e krizave dhe situatave që nuk mund të ndihmohen nga investitorët apo furnizuesit e zakonshëm me likuiditet të institucioneve të mikrofinancës. 

Duke qënë se ngritja e një fondi të emergjenës është një eksperiencë e re për institucionet e mikrofinancës, tryeza e diskutimit u konsiderua mjaft produktive, sepse solli informacion dhe opinione të vlefshme nga aktorë të ndryshëm institucionalë, si Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Banka e Shqipërisë, Zyra e Bankës Botërore në Tiranë, Fondi Europian për Europën Juglindore (EFSE) dhe Fondi Rural i Garancive Kreditore i Bankës KFW, të cilët ndanë eksperiencën dhe ekspertizën e tyre në këtë drejtim, si edhe ritheksuan mbështetjen e tyre në këtë nismë e cila është ndër të parat në rajon. Në përfundim, u ra dakord për hapat e mëtejshëm për të për të hartuar propozimet e duhura dhe materializuar këto përpjekje në mbështetje të sektorit të mikrofinancës dhe klientëve të tij.

Ky event u organizua me mbështetjen e Microfinance Centre (MFC), në kuadër të Programit të Bashkimit Europian për Punësimin dhe Inovacionin Social (EaSI).


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Qemal Stafa, Kati 9, Nr. 70, Tirana

Tel: +355 69 40 92229

E-mail: info@ama.com.al

@2020 AMA. All Rights Reserved.