Shqip English

Mbledhja e Dytë e Grupit të Punës 2020

Mbledhja e Dytë e Grupit të Punës 2020

by: adminadmin

23 Tetor, 2020

Mikrofinanca në realitetin e ri: Cilat janë alternativat?

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, në bashkëpunim me Qëndrën për Mikrofinancën (MFC) dhe më mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të Programit për Punësimin dhe Inovacionin Social (EaSI), organizoi Mbledhjen e Dytë të Grupit të Punës për vitin 2020, me temën: Mikrofinanca në realitetin e ri: Cilat janë alternativat? Ky ishte një debat në lidhje me zgjidhjet për të kaluar sfidat në planin e zhvillimit të biznesit, operacional dhe menaxhimit financiar në institucionet e mikrofinancës në situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Mbledhja u hap nga Presidentja e Shoqatës dhe njëkohësisht Drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance, znj. Arlinda Muja, e cila përshëndeti pjesemarrësit dhe ndau me ta Plan Veprimin e Shoqatës së Mikrofinancës gjatë këtij viti të vëshëtirë, së bashku me arritjet e këtij plan veprimi në drejtim të përkrahjes së sektorit dhe aktorëve të tij, me qëllimin e vetëm vijimin e aktivitetit dhe aksesit në financime të segmenteve të tregut, qofshin këta individë apo biznese.

Më pas, Sekretarja e Përgjithshme, znj. Brunilda Isaj, ndau me pjesëmarrësit rezultatet e një Vëzhgimi të kryer me Institucionet Anëtare në lidhje me impaktin e pandemisë në punën e tyre të përditshme, por gjithashtu edhe segmentet e klientëve dhe ekonominë në tërësi. Ajo gjithashtu u fokusua në sfidat specifike të sektorit, sic janë burimet e financimit, situata me likuiditetin, zbatimi i standarteve rregullatore dhe menaxhimi operacional i institucioneve të mikrofinancës, si edhe në propozimet për përballimin me sukses të këtyre sfidave.

Më pas të pranishmit ofruan eksperiencat e tyre institucionale në lidhje me ecurinë e biznesit, problematikat dhe zgjidhjet e përdorura për t’I adresuar ato, si edhe paraqitën propozime për periudhën në vijim, me qëllim sigurimin e vijueshmërisë së aktivitetit dhe garantimin e financimit për individët, bujqësinë, biznesin e vogël dhe të gjitha segmentet e synuara të tregut të mikrofinancës.

Lexoni prezantimin e mbajtur në këtë takim këtu


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Qemal Stafa, Kati 9, Nr. 70, Tirana

Tel: +355 69 40 92229

E-mail: info@ama.com.al

@2020 AMA. All Rights Reserved.