
Kush jemi ne
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare bashkon institucionet financiare jo bankare më të konsoliduara të vendit
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare bashkon institucionet financiare jo bankare më të konsoliduara, me aktivitet kryesor mikrofinancën, të cilat së bashku përfaqësojnë një portofol kredie me tepricë prej 39 miliardë lekësh, me më shumë se 270,000 klientë aktivë (shifrat e fundvitit 2022).
Shqipëria vazhdon të ketë një kërkesë të fortë për produktet e mikrofinancës. Shumica e IFJB-ve shqiptare ndjekin një politikë të përgjegjshme sociale që synon individë të përjashtuar financiarisht dhe zona gjeografike të pafavorizuara. Sektori i mikrofinancës mbështet një shkallë të gjerë individësh, biznesesh mikro dhe të vogla dhe segmente të tjerë të tregut, me një fokus të fortë në krijimin e vendeve të punës, ngushtimin e boshllëqeve gjinore në sipërmarrje, dhe ofrimin e zgjidhjeve financiare në një mënyrë të qëndrueshme.
Tre janë objektivat kryesore të Shoqatës:
- Përfaqëson anëtarët e saj në tubime kombëtare ose ndërkombëtare, konsultime legjislative e rregullatore dhe evente biznesi.
- Mbështet konsolidimin teknik dhe institucional të anëtarëve, duke shkëmbyer praktikat më të mira dhe duke identifikuar trendet financiare dhe ekonomike.
- Promovon edukimin financiar dhe njohuritë financiare, aksesin në financim, financimin e përgjegjshëm dhe sektorin e mikrofinancës në tërësi.

Rrugëtimi ynë
Anëtarët e Shoqatës kanë filluar aktivitetin e tyre qysh në vitin 1992 në një kohë kur Shqipëria u hap para një ekonomie të tregut të lirë pasi kishte duruar një nga regjimet më të frikshme komuniste për 45 vjet.
Projekti Pilot i Kreditimit Rural
Krijimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit
FSHZH krijon dy Departamente të Kreditimit Urban dhe Rural
Krijimi i Partnerit Shqiptar për Mikrokreditë (PSHM)
Krijimi i Fondit të Zhvillimit dhe Fondit të Financimit Rural. Departamenti i Kreditimit Urban i transferohet Fondacionit BESA
Krijimi i Fondacionit — Ndërtojmë të Ardhmen
Krijimi i Unionit të Kursim Kreditit, bazuar mbi eksperiencën e Departamentit të Kredisë Rurale në FSHZH
Fondacioni Ndërtojmë të Ardhmen transformohet në Unionin Jehona
PSHM transformohet në Opportunity Albania
MAFF transformohet në FAF d.c., ndërkohë që Fondacioni BESA licensohet si IFJB
Opportunity Albania transformohet në NOA, BF transformohet në Fondacionin Vision Albania
Unioni i Kursim Kreditit transformohet në FedInvest SHKK
Vision Fund Albania kalon nën pronësinë e Fondit Besa dhe transformohet në IFJB Agro & Social Fund
Kredo Finance hyn në tregun shqiptar dhe fillon kredidhënien në 2018
Capital Invest shndërrohet në MiA Finance
Qëllimi ynë
Misioni
AMA operon në kontekstin specifik ekonomik me objektivin përfundimtar për t'i shërbyer zhvillimit ekonomik të ardhshëm të vendit, dhe në veçanti për të nxitur krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen financiare të individëve të vetëpunësuar, fermerëve, sipërmarrësve të vegjël dhe NVM-ve, përmes forcimit të sektorit të mikrofinancave.
Vizioni
Veprimtaria e AMA është pjesë e një përpjekje kolektive dhe të përbashkët midis Institucioneve të saj anëtare, për të rritur vizibilitetin institucional në ndikimin që ka mikrofinanca në ekonominë kombëtare. AMA promovon praktikat më të mira, ndan njohuritë dhe prezanton instrumente të reja financiare midis anëtarëve të saj dhe publikut të gjerë.
Struktura drejtuese
Organi më i lartë vendimmarrës i Shoqatës është Mbledhja e Përgjithshme e Anëtarëve, e cila thirret një herë në vit.

Arlinda Muja
Drejtore Ekzekutive, Kredo Finance
Arlinda Muja u bashkua me Kredo Finance në 2017. Ajo ka përvojë 19+ vjeçare në pozicione të larta manaxheriale në Industrinë e Shërbimit Financiar. E diplomuar në 2001 në shkenca kompjuterike, Arlinda filloi karrierën e saj si menaxhere IT & MIS në World Vision Albania, ku krijoi dhe drejtoi zhvillimin e të gjitha teknologjive kryesore. Ajo vazhdoi punën në industrinë e mikrofinancës në NOA ku punoi për 12 vjet, 7 vitet e fundit si Drejtor Operacionesh.

Brunilda Isaj, MBA, CRB
Drejtuese Ekzekutive, NOA sh.a.
Brunilda Isaj ka mbi 25 vite përvojë në sistemin bankar dhe financiar shqiptar, duke mbuluar pozicione të ndryshme drejtuese me fokus zhvillimin e biznesit. Përvojë e saj shtrihet në veprimtarinë bankare me individët dhe biznesin, zhvillimin e produkteve financiare, tregjet dhe instrumentet financiare. Ajo ka dhënë kontribut të rëndësishëm në avokimin dhe promovimin e sektorit mikrofinanciar, duke marrë pjesë aktive në politikëbërje dhe në fushën rregullatore.
Anëtarësimi në rrjete

Qendra për Mikrofinancën (MFC)
Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave është anëtare e MFC që nga viti 2016. Qendra për Mikrofinancën është një rrjet i financave sociale që promovon financimin e drejtë, përfshirjen financiare, barazinë gjinore dhe shërbimin e përgjegjshëm. MFC bashkon 113 organizata në 36 vende.

Rrjeti Europian i Mikrofinancave (EMN)
Rrjeti Evropian i Mikrofinancave (EMN) është një organizatë jo-fitimprurëse me seli në Bruksel, e cila promovon mikrofinancimin si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe financiar në Evropë përmes vetë-punësimit dhe krijimit të ndërmarrjeve të vogla.

Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar (ANFE)
Rrjeti Shqiptar për Edukimin Financiar është krijuar nga nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Shoqatës Shqiptare të Bankave, Shoqatës Shqiptare të Siguruesve, Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancave dhe partnerëve të tjerë.
