Shoqata Mikrofinanca Shqiptare
AMA
Anëtarësia

Anëtarët tanë

Nëntë institucionet financiare lidere që së bashku përbëjnë shtyllën kurrizore të mikrofinancës në Shqipëri

Përfitime

Çfarë përfitimesh do keni nëse i bashkoheni AMA?

Zë i unifikuar drejt institucioneve publike, rregullatorëve dhe investitorëve, së bashku me aktorët e tjerë të tregut.

Akses në të dhëna të plota dhe në kohë reale mbi sektorin e mikrofinancës.

Akses në evente, seminare, uebinare dhe sesione trajnimesh për rritjen e kapaciteteve profesionale.

Akses në rrjetet ndërkombëtare të mikrofinancës përmes anëtarësimit në AMA.

Mbështetje të pakufizuar e Shoqatës dhe anëtarëve të saj për çështje dhe shqetësime që prekin sektorin.

Procesi

Procesi i anëtarësimit

1

Institucioni aplikues plotëson formularin në seksionin e dedikuar për kërkesat e reja.

2

Asambleja e Anëtarëve do ta marrë atë në konsideratë dhe do të marrë një vendim.

3

Vendimi do t'i njoftohet institucionit aplikues dhe do të zyrtarizohet.

4

Institucioni aplikues do të paguajë tarifën e anëtarësimit.

5

Institucioni do të ketë një vend në Mbledhjen e Asamblesë së Anëtarëve.

Kodi i Sjelljes

Të gjithë Anëtarët e Shoqatës kanë miratuar dhe zbatojnë Kodin e Sjelljes dhe Standartin e Praktikave të Mira. Ky dokument jep udhëzime mbi vlerat etike, morale dhe standartet më të larta.

Bëhu Anëtar

Bëni kërkesë për t'u bërë pjesë e përfaqësimit më të rëndësishëm të mikrofinancës në Shqipëri