Shqip English

Gala e Fundvitit AMA 2023

Gala e Fundvitit AMA 2023

by: AMA

11 Dhjetor, 2023

Më 7 dhjetor 2023, Shoqata Mikrofinanca Shqiptare organizoi darkën e fundvitit ku morën pjesë drejtues ekzekutiv dhe menaxherë të lartë të institucioneve anëtare të Shoqatës si dhe të ftuar të veçantë nga Banka e Shqipërisë dhe gazetarë të ekonomisë.

Znj.Junida Tafaj, Sekretare e Përgjithshme e AMA falenderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre për arritjen e objektivave të shoqatës për gjatë vitit 2023.

Presidentja e re e rizgjedhur e AMA znj. Arlinda Muja Drejtore Ekzekutive e Kredo Finance shprehu falenderimin për mbështetjen dhe falenderoi kolegët për besimin. Ajo uroi të gjithë pjesëmarrësit për një vit të ri të suksesshëm.

Anëtarët e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare u angazhuan përmes një memorandumi mirëkuptimi për të kontribuar dhe ndjekur standarde të larta mbi transparencën dhe kujdesjen ndaj klientit!

Në vijim mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 4 452 6464

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.