Shqip English

Transformimi i Gjelbër dhe Mikrofinancat

Transformimi i Gjelbër dhe Mikrofinancat

by: AMA

28 Mars, 2022

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancave zhvilloi një seminar online me temë: “Transformimi i Gjelbër dhe Mikrofinancat”

Si pjesë e aktiviteteve të kryera nga ofruesit dhe produktet e shërbimeve mikrofinanciare në të gjithë Evropën, zbatimi i Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një strategji e re për rajonin, duke kërcyer nga një model ekonomik tradicional në një ekonomi të qëndrueshme. Në përputhje me këtë Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës organizoi më 24 Mars 2022 një seminar online me temë “Transformimi i Gjelbër dhe Mikrofinancat”.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, përfaqësues të komunitetit të biznesit, institucioneve financiare jobankare dhe aktivitetit mikrofinanciar, të cilët kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për sektorin.

Takimin në hapje e përshëndeti Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës, znj. Brunilda Isaj, e cila pasi nënvizoi rëndësinë e hyrjes në financat e gjelbra në ditët e sotme. Hyrja në sektorin e financave të gjelbra sjell mundësi të reja dhe përfitime të mundshme, por nuk është pa sfida. Është një linjë e re biznesi për shumicën e institucioneve mikrofinanciare e cila kërkon ndryshime në procedurat e brendshme operative, produktet financiare dhe metodat e vlerësimit të kredisë. Në këtë pikë, shumë institucione mikrofinanciare që nuk janë të njohura me metodologjitë e financave të gjelbra e perceptojnë atë si të rrezikshme dhe të vështirë për t’u futur. Si rezultat, shumë ndërmarrje mikro dhe të vogla (NMV) dhe individë që nuk kanë gjasa të financohen nga bankat kryesore, mbeten të nënfinancuara dhe të kufizuara për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Më pas takimi vijoi me panelin e parë, ku u diskutua mikrofinanca e gjelbër në kuadrin konceptual si edhe këndvështrimi i sektorit karshi tij, në rajon dhe më gjerë. Të ftuara si folëse në këtë panel ishin znj. Venera Hoxha, Oficere e Lartë e Investimeve pranë Financë in Motion – Green for Growth Fund, znj. Ana Deinzer, Drejtore e Zyrës në Shqipëri dhe Drejtuese Rajonale në Europën Juglindore e German Sparkassestiftung for International Cooperation, si edhe znj. Elma Zukic, Presidente e Shoqatës së Institucioneve të Mikrofinancës në Bosnjë-Hercegovinë. Të tre folëset përshkruan këndvështrimet e tyre në lidhje me rëndësinë e financës së gjelbër, si e shohin atë investitorët dhe cfarë projektesh kanë ndërmarrë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, si edhe cfarë strategjie sektoriale është adoptuar për ta zhvilluar si linjë biznesi.

Në panelin e dytë, i cili ishtë konceptuar si një ndarje eksperiencësh nga ana e praktikuesve të mikrofinancës në nivel kombëtar dhe rajonal, ishin të ftuar z. Senad Sinanović, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Mikrofinanciar Partner, nga Bosnja-Hercegovina, znj. Alma Stafa, Drejtore e Marketingut dhe Menaxhimit të Produkteve pranë Fondi BESA sh.a, si edhe z. Akil Kraja, Drejtor i Projekteve dhe Zhvillimit të Biznesit, NOA sh.a.  Të tre folësit përshkruan eksperiencën e tyre në dizenjimin e linjës korporative për të mbështetur axhendën e gjelbër dhe për të ofruar në treg produkte të cilat ndihmojnë ambjentin, shfrytëzojnë burime alternative të energjisë duke inkurajuar inovacionin dhe zhvillimin teknologjik në ekosistem, si edhe mbështesin klientët për të zbatuar sisteme eficente dhe në ruajtje të mjedisit për të pasur një ndikim sa më të gjerë në standartet jetësore të shoqërisë.

Eventi u ndoq me interes nga një numër i madh pjesëmarrësish nga institucionet mikrofinanciare, institucionet financuese dhe investitore, aktorë në treg që promovojnë axhendën e gjelbër dhe organizata që e mbështesin atë.


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.