Shqip English

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

NJOFTIM PËR PUBLIKUN

by: AMA

19 Korrik, 2022

19 korrik 2022

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare

PRONONCIM I SHOQATËS MIKROFINANCA SHQIPTARE NË LIDHJE ME PRAKTIKAT JO-
LIGJORE DHE JO-ETIKE TE MBLEDHJES SË BORXHIT NGA DISA KOMPANI PRIVATE

Në vijim të një shkrese të Presidentit të Repubikës, Z. Ilir Meta drejtuar qeverisë shqiptare,
Lënda: “Mbi nevojën e ushtrimit të mbikëqyrjes efektive në mbrojtje të qytetarëve që
identifikohen si debitorë nga subjektet financiare jo-banka”, e cila ngre shqetësime në lidhje
me disa praktika abuzive dhe jo-ligjore ndaj konsumatorëve, të ushtruara nga disa
institucione financiare jo-banka, dëshirojmë të informojmë publikun dhe klientët e
institucioneve tona anëtare si më poshtë:

“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të
Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në
këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në
veprimtarinë e tyre. Cdo anëtar i kesaj Shoqate vepron në përputhje me kuadrin legjislativ
dhe rregullator në fuqi, i konfirmuar nga licencimi dhe mbikëqyrja periodike e Bankës së
Shqipërise, dhe cdo shmangie nga ky kuadër adresohet me masa të posacme ligjore ose
administrative.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj distancohen me forcë nga ato shoqëri të
mbledhjes së kredive, të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike, korruptive.
Institucionet e mikrokredise mbajne të njëjtën licensë veprimtarie me shoqëritë e mbledhjes
së borxhit, por duhet të kuptohet nga tregu që aktiviteti i tyre ndryshon dhe nuk është i njëjte.
Veprimtaria e Anëtarëve të Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare konsiston në kreditimin e
individëve dhe bizneseve, dhe këto institucione nuk blejnë kredi të këqija nga asnjë bankë
apo institucion tjetër kredidhenieje. Ndaj, shqetësimet e ngritura nga ana e Presidentit apo
instancave të tjera ligjvënëse apo ligj-zbatuese, duhet të adresohen specifikisht tek ato
institucione të cilat merren me administrimin dhe mbledhjen e borxheve të këqija, dhe jo tek
institucionet financiare jo-banka në përgjithësi.

Kredidhenia nga të gjithë Anëtaret e Shoqatës kryhet në përputhje me kapacitetin ripagues
dhe prirjen e cdo kredimarrësi për të zbatuar detyrimet kontraktuale. E thënë kjo, ne marrim
të gjitha masat të informojmë, dhe inkurajojmë të gjithë klientët tanë të informohen me detaje
në lidhje me këto detyrime, si edhe me kushtet dhe termat e cdo kredie, përpara se të
pranojnë detyrimin dhe ta marrin atë përsipër. Në të njëjtën mënyrë, përdoren të gjitha
mjetet e komunikimit në dispozicion për të bërë me dije klientet mbi procesin që ndiqet kur
kjo kredi nuk paguhet prej tyre.

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj janë të vendosur të intensifikojnë
përpjekjet e tyre në drejtim të edukimit financiar, përfshirjes financiare, ndihmës të shtresave

në nevojë, eleminimin e hendekut gjinor në sipërmarrje dhe krijimin e vendeve të punës
nëpërmjet sipërmarrjes, dhe do vijojnë të mbështesin ekonominë shqiptare nëpërmjet
standareve më të larta të ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Ne kete kuader, mirëpresim
bashkëpunimin me cdo aktor të tregut që perfaqeson dhe mbron interesat e konsumatoreve
për të koordinuar këto perpjekje në të mire të konsumatorit shqiptar.

Në të njëjtën kohë, shprehim gatishmërinë tonë si aktorë aktivë në tregun e kredidhënies, që
të bashkëpunojmë me autoritetet ligjvënëse dhe ligjzbatuese, ato qeveritare, rregullatore e
mbikëqyrëse, për hartimin e një kuadri ligjor dhe rregullator sa më të plotë, i cili do të
përcaktojë qartësisht proceset dhe procedurat e mbledhjes së huave dhe do të identifikojë
saktësisht të gjithë aktorët e përfshirë, sipas të drejtave dhe detyrimeve, për të shmangur
abuzimin, zhvatjen dhe keqpërdorimin e situatës së vështirë financiarë të qytetarëve, të cilat
shkaktojnë probleme të thella ekonomiko-sociale në vend”.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila
bashkon institucionet financiare kredidhënëse më të rëndësishme në vend. Institucionet anëtare
të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe
në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët
aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a.,
Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit
Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK.

Kontakt:

Brunilda Isaj
Sekretare e Përgjithshme

email: info@ama.com.al
web: www.ama.com.al


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.