Shqip English

NJOFTIM PËR MEDIAT

NJOFTIM PËR MEDIAT

by: AMA

17 Janar, 2022

14 janar 2022

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare miraton Strategjinë dhe cakton Presidencën për vitin 2022

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA), në mbledhjen e rradhës së Asamblesë së Anëtarëve, e cila u organizua në kanale virtuale në datën 10 janar 2022, miratoi strategjinë e veprimtarisë për vitin në vijim dhe zgjodhi Presidencën për periudhën e ardhshme dy-vjecare. Në përputhje me objektivat strategjike dhe fokusin e veprimtarisë së Shoqatës, gjatë këtij viti përpjekjet do të përqëndrohen në këto drejtime: rritja e ndikimit social të veprimtarisë së mikrofinancës në shoqërinë shqiptare nëpërmjet fuqizimit të shtresave në nevojë dhe gjithëpërfshirjes sociale, rritja e ndikimit në politikëbërje dhe pjesëmarrja aktive në tryezat e diskutimit me fokus politikat e zhvillimit ekonomik, sidomos për fermerët, mikrondërmarrjet dhe biznesin e vogël, si edhe promovimi i veprimtarisë së mikrofinancës dhe mbështetja e anëtarëve si ofrues të saj. 

Një vend të vecantë gjatë këtij viti pritet të zënë veprimtaritë me bazë edukimin financiar, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë të tregut, për të siguruar jo vetëm një nivel të përmirësuar të edukimit financiar, por një gjithëpërfshirje të popullatës dhe shtresave të saj në ofertën me shërbime dhe produkte financiare.  

Gjatë Mbledhjes së Anëtarëve u zhvilluan gjithashtu zgjedhjet për Presidencën e rradhës së Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Me votë unanime, President i Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare për periudhën janar 2022 – dhjetor 2023 u rizgjodh znj. Arlinda Muja, Drejtore Ekzekutive e Kredo Finance, e cila u përgëzua nga anëtarët për punën e saj aktive dhe mbështetëse në drejtim të arritjes së objektivave të Shoqatës. 

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë sektoriale e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon 10 institucione financiare kredidhënëse, më të rëndësishmet në vend. Institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund shpk, Agrokredit sh.a., AK-Invest sh.a., Crimson Finance Fund Albania shpk, Fondi Besa sh.a., Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania sh.a., Kredo Finance shpk , NOA sha, UniFin SHKK. 

Kontakt: 

Brunilda Isaj, Sekretare e Përgjithshme

email: info@ama.com.al

web: www.ama.com.al


Kontakt

contact Ama

SHOQATA MIKROFINANCA SHQIPTARE

Adresa: Rr. Ibrahim Rugova, Hyrja 9, Kati 3, Tirana

Tel: +355 69 4014505

E-mail: info@ama.com.al

 

@2020 AMA. All Rights Reserved.